IMPLANTOLOGJI

( metoda e mbjelljes së dhëmbëve )

Implantologjia ( metoda e mbjelljes së dhëmbëve ) realizohet gjërësisht dhe me shumë sukses në Klinikën BIODENT falë përvojës disa – vjeçare dhe suksesit në këtë fushë. Implantet dentare janë metodë shumë efektive për zëvëndësimin e një apo më shumë dhëmbëve. Ne vlerësojmë situatën e pacientit për mundësinë e vendosjes së implanteve duke bërë kontrollin e përgjithshëm shëndetësor, të gojës dhe të densitetit të konckës së nofullës të pacientit. Pas vendosjes së implanteve ( vida titaniumi të fiksuara në kockë ), ne vendosim dhëmbin/dhëmbët tuaj të përhershëm. Vendosja e implanteve realizohet me anestezi lokale dhe pacienti nuk ndjen aspak dhimbje dhe nuk ka asnjë efekt anësor. Në Klinikën BIODENT ne përdorim implante Italiane dhe Gjermane të cilësisë shumë të lartë, ne ju garantojmë cilësi jete më të mirë dhe estetike. Dhëmbët tuaj do të duken, do të funksionojnë dhe do t’i ndjeni si dhëmbët tuaj natyralë.