Në Klinikën BIODENT numri i fëmijëve dhe të rritur që marrin shërbimin Ortodontik është vazhdimisht në rritje, dhe kjo është si rezultat i cilësisë SHUMË TË LARTË dhe ÇMIMET shumë ATRAKTIVE që klinika jonë ofron. Ne vlerësojmë pozicionin e dhëmbëve, cili është shkaku i pozicionit të deformuar, dhe planifikojmë lëvizjet që duhen bërë me qëllim që “kafshimi”, dhëmbëve të pacientit të jetë funksional. Në BIODENT ne realizojmë disa mënyra/opsione për të drejtuar dhëmbët tuaj:
ORTODONCIA
( drejtimi i dhëmbëve me aparat fiks ose të lëvizshëm )
- aparate të thjeshtë, të lëvizshëm ( me tela/breketa ).
- aparate ortodontik që mundësojnë lëvizjen dhe drejtimin gradual të dhëmbëve.
- breketa porcelani që nuk ndryshojnë nga dhëmbi mbi të cilin vendosen.
- aparate të padukshëm INVISALIGN për estetikë maksimale të pacientëve tanë.





