PROTETIKA

Në rastet e humbjes së dhëmbëve ka mënyra të ndryshme për zëvëndësimin e tyre të cilat mund të jenë fikse ose të lëvizëshme.

Zëvëndësime FIKSE janë :

  • URAT : të cilat mbështeten mbi një ose më shumë dhëmbë pranë dhëmbit/dhëmbëve që mungojnë.
  • KELLEFET : të cilët vendosen mbi një dhëmb natyral dhe ngjtiet me material ngjitës dentar. Këllëfët përdoren për disa arsye : Si mbulesë mbrojtëse për dhëmbë shumë të prishur ose të thyer. Si mbrojtje e përhershme për dhëmbë me shumë mbushje. Për korrigjime të vogla të dhëmbëve natyralë si psh. hapsirë mes dhëmbëve, formë e çrregullt ose çngjyrosje e dhëmbëve.
  • FASETAT (VENEERS) : janë gjysëm këllëfë ose këllëf të plotë shumë të hollë që mbulojnë pjesën e përparme ose plotësisht dhëmbin. Fasetat përdoren : për korigjime të dhëmbëve me dëmtime të lehta ose mesatare. Për mbyllje të hapsirave mes dhëmbëve. Për të maskuar njolla të thella të dhëmbëve dhe për të mbrojtur dhe maskuar dhëmbë pjesërisht të thyer.
  • IMPLANTE DENTARE : janë zgjidhje efektive kur mungojnë një ose më shumë dhëmbë. Një pacient kandidat për implante duhet të ketë shëndet të mirë të gojës dhe kockë të fortë të nofullës sepse implantit i duhet mbështetje nga dhëmbët mbështetës dhe nga nofulla.

Zëvëndësimet e LËVIZSHËM janë :

  • proteza të pjesëshme që vendosen për disa dhëmbë.
  • proteza TOTALE vendoset në rastet kur mungojnë të gjithë dhëmbët
  • Proteza me ATACMENT është protezë e pjesëshme, por që është shumë estetike.

URAT ose KURORAT përgatiten prej metali dhe porcelani, por në klinikën, BIODENT, ne ofrojmë dhe përdorim materiale të reja si Emax të firmës IVOCLAR VIVADENT. Ne, gjithashtu, përdorim Emax për VENEERS të cilat zakonisht janë material qeramik të presuar shumë të avancuar. Këto materiale kanë rezultat shumë të mirë estetik me pamje natyrale. PROTEZAT tradicionalisht janë prej materiali plastik me rrjetë metali për përforcim, por BIODENT ofron rrjeta të lehta të lara në ar që i bën protezat më komode, shumë estetike dhe shmang çdo alergji të mundshme.