Mirësevini në

Biodent

Mirësevini në

Biodent

Klinika Dentare BIODENT filloi dhe vazhdon aktivitetin e saj prej vitit 2007. Klinika ndodhet në zonën e njohur të “ish – Blloku-t”, Rruga “Abdyl Frashëri”, Tiranë, Shqipëri. Klinika jonë është projektuar dhe realizuar sipas kushteve optimale teknike të një ambienti që ofron shërbim dentar modern.

Në klinikën BIODENT ka 4 ambiente pune të veçanta :

  • Dhoma Kirurgjisë
  • Dhoma e Ortodoncisë dhe Dentistri Restorative
  • Laborator Dentar
  • Dhoma e Sterilizimit

BIODENT është e pajisur me aparatura gjermane të firmës KAVO dhe ne përdorim produkte SEPTODONT franceze, ULTRADENT amerikane dhe produkte me 5 yje DENTAL ADVISOR. Ne kemi aparat grafie 3D ( Panoramex ) , me cilësi shumë të lartë me pamje të pjesshme të plotë të dhëmbëve, sinuseve dhe artikulacionet në kohë shumë të shkurtër dhe me rrezatim të papërfillshëm. Kjo na bën të jemi profesionistë, të garantojmë shëndetin e gojës tuaj dhe estetikë maksimale të dhëmbëve të pasientëve tanë.

BIODENT pajis çdo pacient me Raport Dentar Personal ku përfshihen të dhënat personale dhe të gjithë shërbimet e detajuara që pacienti merr në klinikën tonë. Ne ofrojmë një gamë të gjërë trajtimesh dhe shërbime TË GJITHA NË KLINIKË!

Pavarësisht nga lloji i shërbimit : – i përgjithshëm, kozmetik ( ortodonci ), higjenë ( mbushje, pastrim gurëzash etj ), implante apo punime laboratori, NE JEMI në KLINIKËN BIODENT!

Dr.Armand Alushi

Dr.Armand Alushi, i cili ka punuar si laborator dentar që nga viti 1994, përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Universitetin e Tiranës në vitin 2007 ( 2002-2007 ). Eshtë pedagog në Universitetin “Aldent” që në vitin 2008. Po përfundon mbrojtjen e titullit “Doktor i Shkencave Mjekësore” në Universitetin e Tiranës. Ka përfunduar specializimin 3-vjeçar për “Kirurgji Orale dhe Implantologji” në Universitetin “Aldent”. Gjatë këtyre viteve Dr.Armandi ka realizuar rreth 3000 elementë porcelani, zirkon, emax dhe 200 implante dentare për pacientët e tij. Dr. Armandi ka marrë pjesë në shumë kualifikime brënda dhe jasht vendit dhe është autor i disa botimeve në Konferenca Dentare Kombëtare dhe Ballkanike.

Stafi ynë administrativ ( recepsioni, asistentët ) janë të gatshëm t’ju ndihmojnë me pyetjet tuaja rreth caktimit të orareve, financat dhe sigurimet shoqërore etj, për të lehtësuar këtë proçes për ju.

Dr.Luela Mamaj ( Alushi )

Dr. Luela Mamaj ( Alushi ) përfundoi studimet në Fakultetin e Mjeksisë Dentare, në Universitetin e Tiranës në vitin 2007 ( 2002-2007 ). Në vitet 2008-2010 ka qënë pedagoge e jashtme në Universitetin “Aldent”. Ka përfunduar specializimin 3-vjecar për “Ortodonci” në Universitetin “Aldent” dhe kursin 1 vjecar për Ortodonci Bashkëkohore në vitin 2016 me udhëheqës Prof.Doc. Arturo Fortini, President i Ortodonteve të Italisë. Gjatë këtyre viteve Dr. Luela Mamaj ka aplikuar shumë aparate ortodontike fikse dhe të lëvizshëm në pacientë adultë dhe fëmijë dhe ka kryer shumë punime estetike si faseta porcelani, veneer, mbushje estetike etj.