ZBARDHJA E DHËMBËVE ( kimike )

Në Klinikën BIODENT, përvec pastrimit të gurëzave dhe lustrimit të dhëmbëve, ne realizojmë me sukses edhe zbardhjen kimike të dhëmbëve. Zbardhja e dhëmbëve është një proces që eleminon ngjyrimin e tyre duke i dhënë pacientëve buzëqeshjen rinore dhe të bukur. BIODENT ofron dy mënyra të zbardhjes së dhëmbëve :

  • Zbardhje në klinikë
  • Zbardhje në shtëpi

Për zbardhjen e dhëmbëve në shtëpi ka mënyra të ndryshme por klinika rekomandon procedura shumë profesionale. Ne krijojmë masa individuale me xhel zbardhues. Pacienti e mabn masën në gojë për disa orë, për 4-5 ose më shumë ditë në varësi të peferencës tuaj për nivelin e zbardhjes së dhëmbëve. Sa më gjatë të mbani masën në gojë, aq më i mirë do të jetë rezultati. BIODENT ofron produkte të cilësisë shumë të lartë (prodhime amerikane) që garantojnë dhëmbë të bardhë për një kohë shumë të gjatë. Procedura e zbardhjes së dhëmbëve në klinikën tonë nuk ka efekte anësore sepse ne kontrollojmë dhe ndjekim procedurën e zbardhjes së dhëmbëve tuaj në cdo etapë. Për zbardhjen e dhëmbëve në klinikë ne për 12 vite kemi përdorur ULTRADENT që është një nga standartet më të mira. Në sistemin e zbardhjes ULTRADENT pacientit i vendoset një pjesë mbrojtëse për gingivat. Më pas vendoset xhel zbardhues mbi secilin dhëmb dhe aktivizohet me dritën profesionale. Zbardhja e dhëmbëve në klinikë realizohet në 3-4 seanca, secila rreth 20 min, dhe procedura përfundon brënda një takimi në klinikë.