Miësevini në

Biodent

Miësevini në

Biodent

Klinika Dentare BIODENT filloi dhe vazhdon aktivitetin e saj prej vitit 2007. Klinika ndodhet në zonën e njohur të “ish-Blloku-t”, Rruga “Abdyl Frashëri”, Tiranë, Shqipëri. Klinika jonë është projektuar dhe realizuar sipas kushteve optimale teknike të një ambienti që ofron shërbim dentar modern.

Në klinikën BIODENT ka 4 ambiente pune të veçanta si dhoma e Kirurgjisë, dhoma e Ortodoncisë dhe Dentistri Restorative, Laborator Dentar dhe dhoma e Sterilizimit.

BIODENT është a pajisur me aparatura gjermane të firmës KAVO dhe ne përdorim produkte SEPTODONT franceze, ULTRA DENT amerikane dhe produkte me 5 yje nga DENTAL ADVISOR.

Kujdesi ideal për shëndetin e dhëmbëve tuaj!

SHËRBIMET

TONA

SHËRBIMET

TONA

Ne ofrojmë një gamë të gjërë trajtimesh dhe shërbime. Të gjitha në Klinikë! Pavarësisht nga lloji i shërbimit: i përgjithshëm, kozmetikë ( ortodonci ) , higjenë ( mbushje, pastrim gurëzash etj ), implante apo punime laboratori, NE JEMI në KLINIKËN BIODENT!

EGZAMINIMI I PROBLEMEVE

Egazminimet e problemeve në dhëmbët tuaj realizohen nga 2 mjekët specialistë në kushte shumë strikte dhe të larta higjenike, me materiale një – përdorimshme për çdo pacient. Egzaminimi është pa pagesë.

GRAFI DENTARE

Aparati i grafisë Dentare Digitale 3D është modernë dhe i teknologjisë shumë të lartë bashkëkohore, me ekspozim rrezatimi të papërfillshëm. Pamjet shoqërohen me pamje të sinuseve dhe të artikulacioneve.

IMPLANTOLOGJI

Metoda e mbjelljes së dhëmbëve realizohet gjërësisht dhe me shumë sukses në klinikën BIODENT falë përvojës disa-vjeçare dhe suksesit në këtë fushë. Implantet dentare është metodë shumë efektive.

ORTODONCIA

Në klinikën BIODENT numri i fëmijëve dhe të rritur që marrin shërbimin Ortodontik është vazhdimisht në rritje dhe kjo është si rezultat i cilësisë shumë të lartë dhe çmimet shumë atraktive që klinika jonë ofron.

ENDODONTIA

Pacientët shpesh shkojnë te mjeku kur kanë dhimbje. Por kontrollet e rregullta të dhëmbëve tuaj bëjnë të mundur që problemet e dhëmbëve tuaj të trajtohen në fazat fillestare. Ne i kushtojmë shumë vëmëndje Endodontisë.

PROTETIKA

Në rastet e humbjes së dhëmbëve ka mënyra të ndryshme për zëvëndësimin e tyre të cilat mund të jenë fikse ose të lëvizëshme. Zëvëndësime fikse janë urat, këllefet, fasetat dhe implantet. Ndërsa levizshem janë protezat.

PEDODONTIA

Ne i kushtojmë rëndësi të vecantë mirëmbajtjes dhe mjekimit të dhëmbëve që qumështit tek fëmijët. Mjekimi i tyre sherben jo vetem per per nje ushqyerje te mire te femijeve, pamje dhe konfidencialitet.

ZBARDHJE PROFESIONALE

Në klinikën BIODENT përveç pastrimit të gurëzave dhe lustrimit të dhëmbëve, ne realizojmë me sukses dhe zbardhjen kimike të dhëmbëve. Zbardhja e dhëmbëve është një proçes që eleminon ngjyrimin e tyre.

Je i interesuar?

NA KONTAKTONI DHE REZERVONI TAKIMIN TUAJ

Vizito Shqipërinë

dhe zotëro një buzëqeshje perfekte

Vizito Shqipërinë

dhe zotëro një buzëqeshje perfekte

1) Rreth Nesh

Në klinikën BIODENT operojnë mjekët stomatologe Dr. Armand Alushi & Dr.Luela Mamaj ( Alushi ).

1) Turizëm Dentar

Promovojmë vlerat e mëdha të turizmit shqiptar për të gjithë vendasit dhe turistët e shumtë në Shqipëri.

3) Shërbimet

Në BIODENT do të keni mundësi të merrni shërbime të ndryshme dentare për çdo moshë.

Mendime të klientëve